TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Visho Ajazi, ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, dha mendimin e tij mbi faktin nëse ka apo jo grupe armiqësore të përfshira në protestat qytetare që janë në ditën e 24.
“Protestën e kam parë si të gjithë qytetarët e tjerë, në kuptimin që është e drejtë e civile, e drejtë e ratifikuar në Kushtetutë që të dalësh të protestosh për atë që nuk je dakord. Është një lloj emancipimi që gjithkush e ka mirëpritur. Përsa i përket infiltrimit të grupeve të huaja, është pak e vështirë për t’u prononcuar për arsye se, së pari, është shumë e vështirë për t'u identifikuar këto gjëra. Së dyti, është puna e shërbimeve të cilët punojnë me “background”-in e gjithë këtyre aktiviteteve”, tha ish-kreu i SHISH-it.
“Lidhur me ndërhyrjen iraniane për shembull, në këtë aktivitet unë mund të them nga eksperienca personale se gjatë kohës që unë kam qenë në detyrën e drejtorit të shërbimit ka pasur aktivitete të shërbimeve iraniane. Unë në atë kohë kam pritur disa herë me kërkesën e tij ish-ambasadorin e Iranit, i cili pretendonte se muxhahedinët kishin plot kamikazë të cilët ishin gati të vinin të hidhnin në erë Ambasadën e Iranit. Që shërbimet iraniane kanë qenë aktive në Shqipëri kjo nuk është e re. Kjo ka qenë prej kohësh dhe pjesërisht lidhet edhe me faktin që muxhahidinët janë të vendosur në Shqipëri. Ata janë kundërshtarët më të ashpër të regjimit të Iranit. Ju e dini mirë që ka pasur një sulm të madh kibernetik ndaj Shqipërisë. Atëherë u tha që pikërisht nga kampi i muxhahedinëve ishin bërë sulmet kibernetike. Nëqoftëse funksionarët e lartë shtetërorë i kanë deklaruar këto gjëra, puna e parë duhet të jetë deklarimi tek shërbimet e inteligjencës dhe kundërinteligjencës në këtë rast, por edhe nga shërbimet e tjera të sigurisë. Kështu që, jam i sigurt që ato duhet të kenë marrë informacion sepse përndryshe mbeten thjesht thashetheme dhe thashethemet nuk i shërbejnë askujt”, shtoi Visho Ajazi.