AKTUALITET, 18 Maj 2024, 17:54

A do të jetë Argita Malltezi pasardhësja e Berishës në politikë? Noka: I kam kërkuar të angazhohet me kohë të plotë, ja çfarë më ka thënë

A do të jetë Argita Malltezi pasardhësja e Berishës në

Sekretari i Përgjithshëm i Rithemelimit të PD, Flamur Noka, komentoi mbi mundësinë që Argita Mallezi të marrë rolin e të atit Sali Berishë në politikë.

Noka u shpreh se ai ka qenë ndër politikanët në radhët e demokratëve që i ka kërkuar të bijës së ish-kryeministrit të angazhohet me kohë të plotë. Megjithatë ai u shpreh se ajo e ka refuzuar këtë kërkesë.

“Argita Berisha është një demokrate që ka mbështetur historikisht çdo kauzë të partisë së saj Nuk ka ose duket çudi prezenca e saj në protesta. Unë kam qenë një nga politikanët e kësaj force që ia kam kërkuar angazhimin me kohë të plotë, por ajo e ka refuzuar. Megjithatë kontributi i saj është jashtëzakonisht i vlefshëm. Synimi ynë sot është të organizohemi, të mobilizohemi, të ngrihemi dhe të përballemi të rrëzojmë regjimin më korruptiv pas diktaturës. Pastaj gara për PD, ajo e ka një kryetar sot, kur mos të ketë do flasim. PD ka një kryetar. E kam thënë dhe e them, kam qenë i pari që i kam kërkuar që në 2013 një angazhim më të plotë të zonjës Malltezi në PD. Për sa kohë të jetë Sali Berisha kryetar unë nuk harxhoj kohë të diskutoj asgjë tjetër për kryetar.”, tha ai.