TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gazetarët Sokol Bregu dhe Xhevahir Zhabina, duke komentuar në emisionin “Të Paekspozuarit’ në MCN TV 6 muajt e parë të mandatit të Klodian Brahos në krye të SPAK, vlerësuan aksionet e fundit të Prokurorisë së Posaçme që sekuestroi paratë e narkotrafikut në ndërtim.
Sokol Bregu: Dosja për sekuestrimin e pasurive të narkotrafikut ishte 5-vjeçare dhe doli pak ditë para fillimit të protestës kur përmendej Artur Shehut. Dosje një ndër njerzit që përmendet më shumë në këto momente.
Dosja dukej që duhej të dilte në atë kohë. Doli me kast apo jo, me doj se ishte koha e duhur kundër pastrimit të parave.
Duke qenë se paratë e krimit janë futur shumë thellë në ekonomi, për mua ishte goditja më e jashtëzakonshme, që prej themelimit të tij.
Pavarësisht se mund ta kemi mbështetur të gjitha dosjet e SPAK i referohen viteve 2015-2018 ndërkohë që nuk kemi asnjë zbardhje të vrasjeve 2023-2026.
Mund të dalim te aktorë të vegjël që janë gjykuar nga organet e reja të drejtësisë. Ish-kryetarët e bashkive kanë marrë ndonjë dënim me kusht. Drejtorët kanë marrë dënime shumë të lehta.
Edhe te politikanët e lartë ka lëvizur vetëm emra, jo sistem. Edhe për akuzën ndaj Veliajt ka akuzë personale, jo si kryebashkiak, por se dyshohet se ka marrëe ca para si rryshfet, jo se kjo leje ndërtimi nuk duhej dhënë.
Kur i ka goditur nuk i ka lëvizuar sistemin, por kjo dosja e pastrimit të parave në ndërtim e ka bërë. Nuk është e nveojshme që t’i arrestojmë të gjithë ndërtuesit, se të gjithë kanë punuar me para droge.
Zotin Braho e shoh duke shkuar po në të njëjtën godinë, ku është Kadastra e Vlorë, apo e Durrësit, vetëm kadastrën e Tiranës nuk e ka parë.
Xhevahir Zhabina: SPAK-u i Klodian Brahos ende nuk ka filluar. Në këto 3 vite kemi parë Altin Dumanin, dhe Braho duhet të ndërtojë dosjet e tij nga fillimi. Ne pamë dy godiotje për krimin e organizuar se i ka shkuar në gjenezë pastrimit të parave në ndërtim dhe parave të kokainës. Braho ka patur në këto gjashtë vite dosje që nuk kanë patur sukses të madh, si ajo e “5D”, apo “Toyota Yaris” që nuk shkoi më lart. Ky është 6-mujor i suksesshëm i zotit Braho por këto dosjet e fundit kanë qenë të suksesshme. Prokuroria shkoi te paratë.