AKTUALITET, 7 Korrik 2026, 15:15

495 persona morën shtetësinë shqiptare në 2025, ja sa e lanë

495 persona morën shtetësinë shqiptare në 2025, ja sa e

Gjatë vitit 2025, 495 persona fituan ose rifituan shtetësinë shqiptare, ndërsa 173 të tjerë hoqën dorë prej saj. Të dhënat e publikuara nga INSTAT tregojnë një lëvizje të dyfishtë të shtetësisë, ku nga njëra anë vijon interesi për lidhje juridike me Shqipërinë, ndërsa nga ana tjetër një pjesë e qytetarëve zgjedhin të shkëputen prej saj.

Nga 495 persona që morën shtetësinë shqiptare, 306 e rifituan atë, ndërsa 189 e fituan për herë të parë. Pesha më e madhe e përfituesve vinte nga Kosova, me 56.1 për qind, e ndjekur nga Turqia me 20.1 për qind. Maqedonia e Veriut dhe Italia zinin nga 4.8 për qind secila.

Grupmosha 30 deri në 39 vjeç ishte më e përfaqësuara si mes personave që fituan shtetësinë, ashtu edhe mes atyre që hoqën dorë prej saj.

Kjo grupmoshë përbënte 31.7 për qind të përfituesve dhe 43.9 për qind të personave që lanë shtetësinë shqiptare. Treguesi lidhet me lëvizshmërinë e brezit aktiv, migracionin për punë dhe familjet që krijojnë lidhje të reja ligjore jashtë vendit.

Ndërkohë, gjatë vitit 2025 në Shqipëri u regjistruan 144 azilkërkues, 40 më shumë se një vit më parë. Egjipti kryesoi vendet e origjinës, i ndjekur nga Afganistani dhe Palestina, ndërsa shumica e kërkesave për azil u paraqitën gjatë muajve gusht, shtator dhe tetor.