AKTUALITET, 12 Qershor 2026, 18:43

35-vjetori i PS/ "Bashkë drejt BE", Rama: Shqipëria s’ka qenë kurrë për shitje, është amanet i shenjtë!

35-vjetori i PS/ "Bashkë drejt BE", Rama: Shqipëria

Duke vlerësuar arritjet e kryera gjatë drejtimit të vendit nga Partia Socialiste, Edi Rama tha se Shqipëria s’ka qenë kurrë për shitje dhe se për të është amanet i shenjtë.

Më tej, u shpreh se bashkë me partinë, do t’ia dalin për ta anëtarësuar në BE.

“Kur opozitarët tanë, të vjetrit e të rinjtë shpërndanin para zgjedhjeve, në të gjitha makinat, në xhama e në shtëpi, fletushkën se ikën 110 mln dollarë nga taksat. Ai llum, i sjellë në Shqipëri nga tjetërkush më parë, jo vetëm që s’ka marrë asnjë qindarkë nga shteti shqiptar, po po përballet me drejtësinë në Belgjikë, ndërsa hidrocentrali i tij monstruoz, iku për skrap sepse qëkur PS ka marrë përsipër misionin historik për të anëtarësuar Shqipërinë në BE, Shqipëria s’ka qenë kurrë për shitje, ky vend s’ka qenë kurrë më krijesë e kërrusur para askujt, flamuri s’ka qenë as çarçaf patriotizmi të shtirur, as tortë për t’u ofruar. Për mua, Shqipëria është amanet i shenjtë në sytë, mendjen dhe zemrën time! Prandaj jam krenar sot, në këtë përvjetor, përballë të gjithëve ju, qoftë ata që më besuan kur mora drejtimin e kësaj partie, ata që s’më besuan, edhe para atyre që mungojnë sot sepse s’janë më midis nesh, ku dua të veçoj liderin historik, Fatos Nanon, krenaria e shprehur publikisht për mua dhe pasi marrëdhënia jonë kaloi në faza dramatike, kryesisht për të, mbetet për mua një vlerësim i veçantë. Nuk mund të harroj çdonjërin nga veteranët e luftës që i njoha në fillimet e këtij misioni, m’u bënë krah i fortë edhe pse më pritën me këmbët e para. S’e kam bërë gjithçka mirë, kam gabuar jo 1 herë, edhe pse kurrë nuk kam dashur t’i hyj në hak askujt, ka shumë të ngjarë ta kem bërë pa qëllim a me vlerësim të gabuar. Unë do t’i jap PS pa kursim gjithçka kërkohet nga një lider dhe bashkë me PS ia kemi ngritur kokën Shqipërisë e çdo shqiptari që sot kudo qoftë, thotë jam shqiptar, jam krenar dhe së bashku do ta çojmë Shqipërinë në majën ku dielli lind andej nga perëndon!”, tha Rama.