AKTUALITET, 24 Janar 2023, 15:26

"21 Janari"/ Xhaxhai i Aleks Nikës: Ja çfarë më tha Kryeprokurori Altin Dumani!

"21 Janari"/ Xhaxhai i Aleks Nikës: Ja çfarë më

Xhaxhai i Aleks Nikës, Mark Nika, ka folur për ABC News pas takimit që ka pasur ditën e sotme me kreun e SPAK, Altin Dumani.

Nika tha se, ka qenë ai që ka kërkuar ta takojë, ku i ka shprehur se ka humbur besimin të Prokuroria e Tiranës dhe i ka kërkuar që çështjen për nipin e tij të vrarë më ”21 Janar” ta marrë në dorë SPAK.

Sipas tij Dumani i është shprehur se do të zbatojë të gjithë procedurat e nevojshme që të marrë në dorë këtë çështje.

“Me kërkesën tonë, unë kam takuar Altin Dumani. Më priti dhe unë kërkova dhe diskutova se kemi humb besimin te drejtësia dhe te Prokuroria e Tiranës dhe iu luta brenda procedurave të nderhyjë në çështjen tonë.

Te SPAK ne kemi besim se do të bëjë një hetim të plotë. Çështja e 21 janarit vazhdon të jetë në sirtarët e Prokurorisë së Tiranë, dhe kjo ka qenë arsye pse ne takuam Dumanin. Na premtoi se do të zbatohen të gjithë procedurat për këtë cështje.

Prokuroria e Tiranës ka qenë nën trysninë e politikës dhe e kanë pasur të pamundur ta hetojnë plotësisht çështjen. Aktualisht nuk është kompetencë e SPAK, kur të respektohen procedurat më pas do të vlerësohet nëse do të hetohet nga SPAK apo grup tjetër juristësh. Edhe ata kanë vështirësi, sepse janë dy palë, që thonë të vramë se do merrnit pushtetin, tjetri thotë ndryshe.

Ndikimi politike dhe ndërkombëtare ka sa të duash”, tha Mark Nika.