TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në kuadër të hetimeve për dosjen e masakrës së “21 janari” , Prokuroria e Posaçme ka dërguar për ekspertizë të gjithë materialin e komunikimit në radio në kanalin e Gardës së Republikës më 21 janar 2011 ku katër protestues u vranë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” gjatë qeverisjes Berisha.
Burime pranë SPAK bëjnë me dije se dërgimi i audio-komunikimeve të zinxhirit komandues të Gardës, është dërguar përmes një letër porosie në një laborator të specializuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, falë ndihmës së ofruar nga autoritetet gjyqësore amerikane.
Fillimisht kërkohet verifikimi i autenticitetit të materialit dhe më pas do të kalohet në krahasimin e zërave që janë pjesë e komunikimit. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka shkuar kaseta origjinale e dorëzuar nga familjarët e te ndjerit Aleks Nika, një prej viktimave të plumbave në 21 janar. Prokuroria e Posaçme është në pritje të ardhjes së përgjigjes nga SHBA për të vijuar me veprimet e tjera hetimore.