TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Zyrtarisht në vendin tonë janë rreth 17 mijë persona të prekur me grip. Mjeku specialist pranë ISHP, Artan Simaku, u shpreh se në të gjithë hartën gjeografike të vendit janë duke qarkulluar një sërë virozash, si AH1N1, AH3, VIRUSI B, RSV dhe COVID 19.
Sipas mjekut përhapja është me një intensitet mesatar dhe jemi ende larg kalimit në epidemi të gripit.
Të gjitha grupmoshat janë të prekura dhe për të minimizuar përhapjen, mjeku Simaku sugjeron aplikimin e vaksinës së gripit, sidomos për personat mbi 65 vjeç, që janë dhe më të rriskuarit.
Aktualisht jemi në pikun e gripit që pritet të zgjasë deri në fillim të muajit shkurt. Kjo për shkak edhe të parashikimit të temperaturave të ulta. Sipas specialisteve, kjo temperaturë favorizon përhapjen e virozave.