AKTUALITET, 11 Shkurt 2025, 20:53

'11 maji'/ Nga Xhufi tek Dade e Ceka, Rama shfrytëzon rastin Veliaj, nis fushatën dhe thërret "të vjetrit"

'11 maji'/ Nga Xhufi tek Dade e Ceka, Rama shfrytëzon rastin

Kreu i mazhorancës Edi Rama, përpos deklarimit se do të jetë ne krye te skuadres se Tiranes per te udhehequr fushaten ne kryeqytet, duke u rikthyer tashme ne Tirane, por ka rivitalizuar dhe 'asetet' e vjetra te PS dhe aleateve te saj ne funksion te nje rezultati sa me te larte!

Në kuadër të festimeve të ditëlindjes së 105-të të Tiranës kryeqytet, Edi Rama hapi dyert e Pallatit të Brigadave për të kremtuar këtë datë. Mirëpo këtë herë mungonte në radhët e Partisë Socialiste kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Në sallë ishin të ftuar të gjithë deputetët e politikanët e strukturës së Partisë Socialiste si dhe ajo që u vu re më së shumti ishte rikthimi “i të vjetërve” të PS-së në mesin e gjeneratave të reja.

Në prag të fushatës elektorale, Rama ka thërritur për suport ish-anëtarët e hershëm të kësaj partie të vjetër duke i bërë publikë në një festë të mbajtur më shumë për të shprehur suportin ndaj Veliajt të burgosur, sesa për të festuar për Tiranën.

Ish-deputetja e PS-së dhe ish-ministrja Arta Dade është ngjitur dhe në skenë teksa mbajti një fjalim të shkurtër ku ndër rreshta shprehu suportin për kryebashkiaun. Gjithashtu në radhët e para të publikut, prezent ishte dhe historiani Pëllumb Xhufi, i cili ka shërbyer më parë në radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim si dhe Neritan Ceka, ish-ministër i partisë së Republikës Popullore të Shqipërisë.

Siç shihet Rama mbledhur të gjitha forcat e mundshme për t’i bërë ballë këtyre zgjedhjeve lokale, të cilët në rast fitorje, do t’i japin Partisë Socialiste mandatin e 4-t në krye të Shqipërisë.