TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka lëshuar një apel urgjent për rritjen e vigjilencës dhe bashkëpunimin me qytetarët, me qëllim kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes së 27-vjeçarit Ardian Baloshi në Kamëz.
Nisur nga rrezikshmëria e lartë shoqërore e autorit të dyshuar, shtetasit Sadik Llanaj (referuar në njoftim si Sadik Llani), policia u bën thirrje banorëve të Kamzës dhe zonave përreth që të tregojnë kujdes të shtuar. Autoritetet dyshojnë se ai lëviz ende i armatosur në terren.
Për lokalizimin dhe prangosjen e 39-vjeçarit janë angazhuar Forcat Kombëtare të Sigurisë “RENEA”, strukturat operacionale të Policisë së Shtetit, si dhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, të cilat po vijojnë kontrollet intensive në çdo zonë të dyshuar.
Në kuadër të këtij operacioni masiv, Policia e Tiranës ka vënë në dispozicion një shpërblim prej 10 000 eurosh për cilindo që siguron informacion të saktë që do të çojë në lokalizimin dhe kapjen e Llanajt.
Uniformat blu i udhëzojnë prerë qytetarët që nëse e konstatojnë këtë shtetas ose kanë informacion mbi vendndodhjen e tij, të mos ndërhyjnë në asnjë mënyrë vetë, por të njoftojnë menjëherë strukturat e rendit.
Për këtë qëllim, janë vendosur në dispozicion numrat e kontaktit:
Numri celular i dedikuar: 069 41 05 735