AKTUALITET, 31 Tetor 2021, 19:18

Nisma “Ballkani i hapur”, Rama shkon sërish në Beograd

Nisma “Ballkani i hapur”, Rama shkon sërish në Beograd

Ditën e martë kryeministri Edi Rama do të niset drejt Serbisë. Kjo pasi në datat 3 dhe 4 nëntor ai do të jetë i pranishëm në Beograd, ku do të zhvillohet takimi i radhës mes tre vendeve që kanë firmosur për iniciativën “Ballkani i hapur”.

Sipas njoftimit të qeverisë, kreu i ekzekutivit shqiptar Edi Rama, presidenti serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, pritet që të diskutojnë për hapat e radhës për konkretizimin e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave ndërmjet qytetarëve të këtyre shteteve.

Takimi do të zhvillohet me dyer të mbyllura e më pas do të ketë një konferencë të përbashkët. Ende nuk dihet nëse në Beograd, janë thirrur të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e tr vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje Hercegovina që refuzojnë t’i bashkohen kësaj nisme.

~tpz.al~