TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Janë zbuluar detaje nga ekspertiza mjeko-ligjore e kryer mbi një vajzë vetëm 6 vjeç nga Kamza që është dhunuar barbarisht nga i ati.
Mediat raportojnë se ajo ka dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit dhe dy dëmtime ne organet gjenitale.
Të hënën pritet të jepet masa e sigurisë ndaj babait me iniciale R.K, 27 vjeç i arrestuar nga policia.
Ai mohon ta ketë përdhunuar, por pranon dhunën e ushtruar.
Në prani të psikologes e mitura ka rrëfyer se si nëna e babai e dinin situatën dhe veprimet e turpshme i kryenin bashkërisht.
Ndaj të ëmës ende s’ka asnjë masë, hetimet po vazhdojnë. Për shkak të pranisë me të mitur prokuroria ka kërkuar seancë me dyer të mbyllura.