AKTUALITET, 31 Tetor 2021, 10:19

Bulqizë, shënohen shtatë lëkundje tërmeti në 48 orë, shkon në 62 numri i banesave të dëmtuara

Bulqizë, shënohen shtatë lëkundje tërmeti në 48

Ka shkuar në 62 numri i banesave të dëmtuara nga tërmeti në Bulqizë.

Prej të premtes deri të shtunën mbrëma janë regjistruar shtatë lëkundje tërmeti, teksa nga evidentimi i dëmeve janë konstatuar 62 objekte me probleme.

Ndërkohë vijon kontrolli dhe inspektimi nga autoritetet.

Tërmeti më i fortë ishte ai i mëngjesit të së premtes, me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter, nga i cili mbetën të dëmtuara disa banesa.