AKTUALITET, 31 Tetor 2021, 16:26

Aksident në aksin Qafë Thanë-Librazhd/ Autobusi përplas furgonin, ndërron jetë shoferi dhe plagosen katër pasagjerë

Aksident në aksin Qafë Thanë-Librazhd/ Autobusi përplas

Një aksident ka ndodhur sot rreth orës 14:35 në aksin Qafë Thanë-Librazhd ku një autobus është përplasur me një furgon.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shoferi i autobusit, Q.B., 60 vjeç. Po ashtu të plagosur kanë mbetur edhe 4 persona të tjerë të cilët ishin pasagjerë në autobus.

Më datë 31.10.2021, rreth orës 14:35, në aksin rrugor Qafë Thanë-Librazhd, në vendin e quajtur “Guroja”, mjeti autobuz me drejtues shtetasin P.C., 55 vjeç, banues në Prrenjas është përplasur me mjetin furgon me drejtues shtetasin Q.B., rreth 60 vjeç, banues në Prrenjas.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetë drejtuesi i fugonit shtetasi Q.B., si dhe janë plagosur 4 shtetasit që ishin pasagjerë në mjetin autobuz dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.