AKTUALITET, 30 Tetor 2021, 18:46

“Qytetarët e kaluan natën jashtë”/ Deputetja demokrate: Në qarklun e Dibrës janë dëmtuar shumë banesa nga tërmeti

“Qytetarët e kaluan natën jashtë”/ Deputetja

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka denoncuar dëmtimin e banesave në qarkun e Dibrës të cilat janë prekur nga tërmeti.

Me anë të një postimi në Facebook, ajo shkruan se shumë qytetarë e kanë kaluar mbrëmjen e djeshme jashtë.

Çupi gjithashtu ka listuar dhe numrin e banesave të dëmtuara në disa prej njësive administrative në këtë qark.

Në qarkun Dibër , janë prekur nga tërmeti shumë banesa, e rrjedhimisht disa qytetarë mbrëmë kanë qëndruar jashtë. Një mesazh nga një qytetar ne bashkine Klos i prekur nga lëkundjet e tërmetit duke ju dëmtuar shtëpia, ankohet se administrata e bashkisë Klos , i është përgjigjur se do të vimë të shikojmë ditën e hënë.

Nderkohë edhe në njesitë e tjera ke patur demtime

5 banesa në njësinë administrative Fushë-Bulqizë

3 banesa në njësinë administrative Ostren

3 banesa në njësinë administrative Gjoric

1 banesë në njësinë administrative Shupenzë

1 banesë në njësinë administrative Bulqizë

1 banesë në njësinë administrative Zerqan