AKTUALITET, 30 Tetor 2021, 08:37

Fundjava me diell dhe vranësira të pakta! Parashikimi i motit

Fundjava me diell dhe vranësira të pakta! Parashikimi i motit

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se në vend sot parashikohet mot i kthjellët falë presionit të lartë atmosferik.

Orët me diell do të jenë mbizotëruese si dhe vranësira të pakta kalimtare kryesisht në lindje. Gjatë mëngjesit nuk do të mungojnë mjegullina dhe vesa.

Era do të fryjë me drejtim verilindje – juglindje e lehtë e përkohësisht në mesditë mesatare në bregdet. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1 deri 2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 6/21 Diell

Kukës 3/17 Diell re

Lezhë 11/21 Diell

Dibër 1/19 Diell re

Durrës 9/23 Diell

Tiranë 9/24 Diell

Elbasan 12/23 Diell re

Berat 3/23 Diell

Vlorë 10/22 Diell

Korçë 3/17 Diell re

Gjirokastër 2/21 Diell

Sarandë 8/19 Diell.

~tpz.al~