AKTUALITET, 30 Tetor 2021, 22:51

Elbasan/ Digjet një makinë, ishte parkuar në oborrin e një shtëpie

Elbasan/ Digjet një makinë, ishte parkuar në oborrin e një

Një makinë është djegur mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit. Sipas News24, makina është në pronësi të shtetasit Shaban Doku.

Mësohet se makina ishte e parkuar në oborrin e shtëpisë së tij në lagjen “Skënderbej”.

Nuk dihet ende shkaku i flakëve nëse ka qenë i qëllimshëm. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

Policia është nisur drejt vendngjarjes për të bërë zbardhjen e plotë të këtij incidenti.