AKTUALITET, 29 Tetor 2021, 14:43

Vatër masive zjarri në Labinot Mal në Elbasan

Vatër masive zjarri në Labinot Mal në Elbasan

Një vatër zjarri është shfaqur mesditën e së premtes në masivin pyjor të fshatit Labinot Mal të Bashkisë Elbasan.

Zjarri deri në orën 14:00 ka përfshirë të paktën një hektar dhe për shuarjen e tij po punojnë 13 efektivë të shërbimit zjarrfikës dhe dy automjete zjarrfikëse.

Me to janë bashkuar edhe disa banorë të zonës. Paraprakisht dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.

~tpz.al~