AKTUALITET, 29 Tetor 2021, 18:22

Sali Berisha zbulon datën e mbajtjes së Kuvendit Kombëtar të PD-së: Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se…


Në fjalën e mbajtur sot në foltoren e Lezhës, ish-kryeministri Sali Berisha zbuloi  datën e mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të PD-së, që do të jetë 11 dhjetori.

Nga Lezha kam kënaqësinë e madhe të informoj shqiptarët, të informoj demokratët në Shqipëri dhe në mbarë botën, se në 11 dhjetor do të mbahet Kuvendi Kombëtar i PD-së. Rroftë Lezha, rroftë Shqipëria!”, tha Berisha.

Do bëjmë ndryshime të thella në statut. Statuti do përcaktojë që kryetari që dhunon nenet, forumet e partisë, është i shkarkuar me ligj, pa vota, automatikisht. Do sanksionohet shenjtëria e votës suaj. Do vendosni për deputetët tuaj, dhe si ti rendisni ju do të vijnë në fushatë. Nuk ka më të telekomanduar. Do zgjidhni këshilltarët tuaj, parlamentin e qytetit, kryetarin e PD-së, drejtuesit tuaj. Në statutin e ri vota juaj merr fuqi të plotë. Do jetë në statut edhe kryeministri të votohet nga ju. Do kthejmë referendumin, ju do votoni jo vetëm për kryetarin e partisë, por edhe kryeministrin që doni“, u shpreh më herët ish-kryeministri.

Gjatë foltores së Kavajës të mbajtur në 26 tetor, Sali Berisha deklaroi se ai do të jetë  njëri prej kandidatëve në garën që sipas tij do të hapet për kreun e PD-së.

Sali Berisha dha dorëheqjen si kryetar i PD-së në vitin 2013, pas humbjes në zgjedhjet parlamentare.

Array (     [ids] => 585348,585349,585350,585351,585352,585353,585354,585355,585356,585357,585358,585359,585360,585361,585362,585363,585365,585366     [src] => Array         (         )  ) 
~tpz.al~