AKTUALITET, 29 Tetor 2021, 19:44

Projektligji për ndryshimin e Kodit të Familjes, ja kush ka të drejtë të birësojë

Projektligji për ndryshimin e Kodit të Familjes, ja kush ka të

Maxhoranca ka depozituar në Kuvend një projektligj të ri për ndryshimin e Kodit të Familjes si dhe një projektligj për birësimin. Në propozimin e shumicës parlamentare u njihet e drejta personave që nuk janë të martuar të bëjnë birësimin e të miturve. Sipas ligjeve në fuqi sanksionohet se vetëm një çift bashkëshortësh të martuar ka të drejtë të birësojë një fëmijë të mitur.

Ndërkohë që në propozimin e ri shtohen edhe birësimi nga një person i vetëm apo nga një çift që bashkëjeton prej 3 vitesh. Në relacionin e projektligjit sqarohen arsyet pse propozuesit e nismës kanë lënë të hapur mundësinë që dhe bashkëjetuesit të birësojnë.

~tpz.al~