AKTUALITET, 29 Tetor 2021, 20:13

Para mbledhjes së dy qeverive Kosovë-Shqipëri/ Rama miraton krijimin e Sekretariatit Koordinues Ndërqeveritar

Para mbledhjes së dy qeverive Kosovë-Shqipëri/ Rama miraton

Disa javë para mbledhjes së përbashkët të dy qeverive Kosovë-Shqipëri, ekzekutivi shqiptar ka miratuar sot krijimin një sekretariati koordinues ndërqeveritar për marrëdhëniet mes dy vendeve.

Krijimi i këtij sekretariati është njoftuar edhe nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, rreth një muaj më parë, kur kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama vizitoi Kosovën.

Kurti u shpreh në konferencë më Ramën se ky sekretariat do të udhëhiqet nga Gentian Sala, i cili ka pasaporta të dy vendeve.

Nuk ka ende një datë fikse për mbledhjen e radhës mes dy qeverive, por ajo pritet të jetë në gjysmën e dytë të muajit nëntor.

MIRATIMIN, NË PARIM, TË PROTOKOLLIT TË BASHKËPUNIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISE DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS, PËR KRIJIMIN E SEKRETARIATIT KOORDINUES NDËRQEVERITAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave

Miratimin, në parim, të protokollit të bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, për krijimin e Sekretariatit Koordinues Ndërqeveritar, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.