AKTUALITET, 29 Tetor 2021, 09:56

Burg pa afat për 45 kg heroinë, zbulohet hileja si pronari i kamionit e kalonte drogën në port

Burg pa afat për 45 kg heroinë, zbulohet hileja si pronari i kamionit

Gjykata e Shkallës së Parë në Durrës ka lënë në burg pronarin dhe shoferin e kamionit që u kapën mbrëmjen e së dielës në portin e Durrësit me 45 kg heroinë. Pronari Arjan Cerma dhe shoferi Olgert Duda u lanë në qeli pa afat.

Mësohen detaje të reja nga “hileja” që përdorte pronari dhe shoferi për të kaluan heroinën në portin e Durrësit. Kamioni futej në skaner dhe kalonte i pastër.

Sa kalonte pikat e kontrollit dhe para se të futej në traget, shoferi niste skemën e inskenimit, bënte sikur i prishej koka kamionit, që zëvendësohej me një tjetër, brenda së cilës ishte fshehur heroina e cila nuk kontrollohej më.

Kjo skemë është përdorur disa herë, sipas burimeve nga hetimet. Por të dielën u zbulua në bazë të informacioneve në rrugë operative.