AKTUALITET, 24 Tetor 2021, 09:54

Aksidentohet makina e policisë në Tiranë, përplaset me shtyllën

Aksidentohet makina e policisë në Tiranë, përplaset me

Një makinë policie është aksidentuar mëngjesin e sotëm. Ngjarja ka ndodhur pranë Maternitetit të ri në Tiranë.

Shpejtësia dhe lagështira në rrugë duken se kanë qenë shkaqet që makina e policisë ka dalë nga rruga duke u përplasur me një shtyllë.

Aksidenti ka qenë pa pasoja të rënda. Efektivët që ndodheshin brenda makinës nuk janë lënduar.

~tpz.al~