AKTUALITET, 23 Tetor 2021, 14:46

Shpërdoruan të dhënat e TIMS dhe lejuan lokalet pas orës policore, gjykata jep masat për efektivët e policisë, vetëm njëri në burg

Shpërdoruan të dhënat e TIMS dhe lejuan lokalet pas orës

Gjykata e Tiranës ka caktuar masat e sigurisë për efektivët e policisë, të cilët u ndaluan pak ditë më parë pas një aksioni të SPAK, pasi akuzohen se shpërdoruan detyrën.

Gjykata jep ‘arrest në burg’ për Durim Murjan, ‘arrest në shtëpi’ për Jashar Shehun dhe Arjan Ballën. Gjykata e Tiranës ka caktuar detyrim paraqitje për Krenar Gjokutajn.

~tpz.al~