AKTUALITET, 23 Tetor 2021, 15:30

Pas deklaratës së Bashës për Vetingun, reagon Sali Berisha

Pas deklaratës së Bashës për Vetingun, reagon Sali Berisha

Pas deklaratave të kreut të PD, Basha për Vetingun, ku ky i fundit u pyet nga mediat për deklaratat e ish kryeministrit Sali Berisha lidhur me propozimin e PD për vetingun e politikanëve, ka reguar edhe ish kreu i PD-së  Sali Berisha,i cili  ka rikonfirmuar në faqen e tij në FB qëndrimin e prerë për këtë çështje.

Berisha e quan sërish vettingun e politikanëve si “jetik”, por mënyra se si po e bëjnë dyshja Basha-Rama, sipast tij është policeske dhe synon pengmarrjen e deputetëve.

“Vetingu i deputeteve është jetik! Vetingu nga SPAKU i partisë është policesk, pengmarrje e deputetëve nga Kreu i Meduzës!”, shkruan Berisha duke e shoqëruar këtë deklaratë edhe me videon e deklaratës së tij gjatë takimeve me rastin e “Foltores”.

~tpz.al~