TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Debatet në Komisionin Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit është shoqëruar me debate. Palët politike nuk bien dakord për procedurën dhe rendin e ditës.
Gjatë debateve, nënkryetari i Komisionit Toni Gogu ka kërkuar fjalën, por kryetari Enkelejd Alibeaj i ka sqaruar se koha për të folur është e barabartë nga të dyja palët.
Gogu: Kam kërkuar fjalën dhe kam të drejtën e replikës.
Alibeaj: Mos bëj ndërhyrje pa leje
Alibeaj: Do të ta jap. Në parim secili e shfrytëzon si e mendon diskutimin në parim. Dashamirësia ime do të jetë gjithmonë, përveçse ligjit. Ligji dhe vetëm ligji. Fjalën e ka zoti Xhaferaj
Gogu: Kryetar kam kërkuar fjalën.
Alibeaj: Zoti Gogu jemi në diskutimin në parim. Mos u bëj shkak për ndërprerjen. Do ta marrësh pas zotit Xhaferaj. Radhën e vendos kryetari. Një këtej dhe një këtej. Kryretri ka vendosur rregull barazi
(Gogu flet pa mikrofon me zë të lartë)
Alibeaj: Mos e ngri zërin, sepse kjo tregon se po të lëshojnë nervat. Rregulli është i thjeshtë. Një andej dhe një këtej.
Gogu: Zoti kryetar kam kërkuar fjalën për procedurë.
Alibeaj: Zoti Gogu po ju tërheq vëmendjen se jeni duke shkelur rregullat. Fjalën e ka zoti Xhaferaj. Zotërinj nuk e zgjidhni dot kështu rregullin që kam vendosur.