AKTUALITET, 22 Tetor 2021, 13:55

Grevë urie në burgun e Burrelit, u reduktuan gjatë pandemisë, të dënuarit kërkojnë shtimin e takimeve me familjarët

Grevë urie në burgun e Burrelit, u reduktuan gjatë

Personat e dënuar në burgun e Burrelit hyjnë në grevë urie. Mësohet se një pjesë e të dënuarve kanë hyrë në grevë për shtimin e takimeve me familjarët.

Gjatë pandemisë takimet e të dënuarve në burg u reduktuan. Ndërkohë që të dënuarit kërkojnë shtimin e takimeve me familjen.

~tpz.al~