AKTUALITET, 22 Tetor 2021, 13:02

Deklarata e fortë e Edi Ramës, paralajmëron saksione për kryetarët: Do t’ju marrim bashkinë dhe do të shkoni në prokurori

Deklarata e fortë e Edi Ramës, paralajmëron saksione për

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar saksione për bashkitë që nuk pastrojnë plehrat. Në mbledhjen me kryebashkiakët, Rama tha se do të shkojnë deri aty sa të marrin nën administrim bashkinë dhe kryetarit të përfundojë në prokurori.

Ne do të ecim edhe me sanksione që do të shkojë  deri në marrjen në administrim të bashkive, me çuarjen e kryetarit në prokurori. ky do të jetë fundi i rrugëtimit të përbashkët nëse nuk do të gjejmë partnerët e duhur në territor që do ta bëjnë natën ditë që të garantojnë që në sezonin e ardhshëm Shqipëria të jetë shembull i pastërtisë. Nuk i kushtin asgjë askujt”, tha Rama.

Ndër të tjera gjatë fjalës së tij me tone të ashpra, Kryeministri Edi Rama ,në mbledhjen me kryebashkiakët e të gjithë vendit ka evidentuar disa prej bashkive më problematike sa i takon menaxhimit të mbetjeve.

Sipas Ramës kampion negativ sa i takon mbetjeve dhe papastërtisë është Himara, dhe pas saj Elbasani, Durrësi dhe Kamza.

Ndërkohë që bashkitë që sipas Ramës kanë dhënë shembuj pozitiv në trajtimin e mbetjeve janë Lezha dhe Korça.

Rama tha se në bashkëpunim me donatorët e huaj, qeveria ka hedhur 800 milionë euro për çështjen e pastrimit dhe menaxhimit të mbetjeve, dhe tashmë është koha që qytetarët të kenë rezultate të prekshme dhe të matshme.

Gjatë takimit me kryetarët e Bashkive, kryeministri Edi Rama ka qenë i ashpër me kryetarin e Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro për punën e të cilit tha se ishte “simboli i të fjeturit gjumë përballë plehut dhe maskarallëkut”.

Në takim, Rama tha se Ministrja e Mjedisit Mirela Kumbaro do të jetë e pranishme gjatë miratimit të buxheteve, ku duhet të jetë medoemos i parashikuar buxheti për pastrimin “edhe sikur i gjithë buxheti të shkojë për pastrimin” tha Rama.

Ndërkohë Mirela Kumbaro solli shembuj të kazanëve të plehrave në Himarë, Vlorë, Kavajë dhe Elbasan, duke thënë se situata duhet të marrë fund. Shembujt më të mirë që përmendi Rama dhe Kumbaro ishin Lezha dhe Korça.