TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti Armand Shkullaku, e konsideron zhvendosje të vëmendjes nga “Foltorja” e Berishës, propozimin e Lulzim Bashës për vetting të politikës.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Shkullaku tha se propozimi që vettingun ta bëjë SPAK, nuk ka kuptim, por se Basha duhet ta nisë denoncimin e korrupsionit nga njerëz që kanë qenë pjesë e PD, përfshirë ata që kanë bërë Gërdecin!
Armand Shkullaku: Kjo është kërkuar edhe më parë, vettingu i politikës. Kjo temë hapet për të bërë lajm, për të hequr vëmendjen nga Foltorja. Basha tha duhet të pastrohet politika nga llumi i tranzicionit. Një njeri që e ka seriozisht, thotë po të pastrohet edhe nga këta që kanë qenë të rënduar në PD. Basha ka thënë, që Elvis Roshi, Noku, Froku, janë me rekorde. I bëri Jozefina e para këto denoncime dhe pastaj me rradhë. PD ka përmendur emra pa patur prova, kur vjen puna të kundërshtari politil nuk kursehen.
Zoti Basha mund të flaës edhe për korrupsionin që ka patur në PD, nëse është i interesuar të pastrojë politikën nga llumi i tranzicionit. Të thotë PD, ka përgjegjësi për Gërdecin. Të bëhet vetting për ata që kanë qenë problematikë në qeverisjen e tyre. Të thotë emrat, jo të bëjë propagandë. Nëse të shqetëson korrupsioni dil dhe fol me emra duke nisur nga vetja. Kush do ta bëjë këtë vetting? SPAK? Një eksperiencë kam me SPAK, nxorra skandalin e patronazhistëve, në vend të hetonte ata, na hetonte ne.
Andi Bejtja: SPAK nuk ka hapur me dhjetëra dosje që opozita ka çuar. SPAK nuk bën dot veprim as nga ana kushtetuese dhe ligjore. Është budallëk dhe Rama vetë nuk e bën. Nuk ka luajtur mendsh të bëjë këtë budallëk.
Ervin Salianji: Propozimi në parim, jeni dakord? Ju mund të keni propozim më të mirë dhe ta marrim. Është debat në publik. Ne po themi që politikanët, që mos kemi akuzën se të gjithë përmenden, po themi t’ja lëmë një institucioni. Në 2018 bëmë një propozim që nuk ja linim SPAK. Tani ja japim SPAK.