TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tetë nxënës të ciklit të fillores në Gjirokastër janë infektuar me koronavirus.
Për shkak të infektimeve, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor ka vendosur të mbyllë klasën e pestë të shkollës 9-vjeçare “Avni Rustemi” në Libohovë, aty ku studionin nxënësit, shkruan Panorama.
Pas kësaj situate, nxënësit e shkollës 9-vjeçare janë izoluar, ndërsa klasa është mbyllur si masë për të ndërprerë zinxhirin e infektimit tek nxënësit e tjrë.
Mësohet se klasa nuk do të jetë funksionale për dy javë të plota. Ndërkohë janë mbyllur dhe dy zyra tek Kadastra e Gjirokastrës dhe një zyrë tek ADISA pasi janë infektuar disa prej punonjësve.