AKTUALITET, 21 Tetor 2021, 19:57

Aksident në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë/ Kamioni përplas për vdekje një 70-vjeçar

Aksident në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë/ Kamioni përplas

Një aksident me vdekje është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 19:30, në aksin rrugor Lushnjë–Rrogozhinë, shtetasi G. G., 55 vjeç, duke drejtuar automjetin tip kamion “Volvo”, ka aksidentuar me pasojë vdekje një këmbësor rreth 70 vjeç, ende të paidentifikuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e viktimës.

~tpz.al~