BALLKAN, 12 Tetor 2021, 10:12

Vrau bashkëshorten, piloti grek i distancuar në burg, refuzon të dalë dhe shkruan gjatë gjithë kohës

Vrau bashkëshorten, piloti grek i distancuar në burg, refuzon të

Ngjarja e cila tronditi opinionin publik në Greqi është sjellë sërish në qendër të vëmendjes.

Babis Anagnostopoulos, i cili vrau bashkëshorten Caroline, në banesën e tyre dhe më pas inskenoi ngjarjen si grabitje për të fshehur gjurmët tashmë po i kalon ditët e tij në qeli duke qëndruar larg të gjithëve.

Pas çështjes për kujdestarinë e fëmijës së mitur, mediat greke shkruajnë se Anagnostopoulos nuk ka pranon vizitorë.

I izoluar në qelinë e tij, ai ka zgjedhur të shkruajë duke refuzuar të dalë në oborrin e burgut gjatë orarit të ajrosjes, ndërsa nuk ka pranuar të takojë vizitorë për shkak të frikës nga paragjykimi.

Njerëzit që e njohin kanë treguar për protothema.gr se autori i vrasjes shkruan gjatë gjithë kohës, por pa i treguar askujt se çfarë.

Në repartin e gjashtë të burgut Korydallos, 33-vjeçari mban distancë nga të gjithë, ndërsa ka marrëdhënie me dy persona që ndan qelinë dhe një punonjës policie që thuhet se është i korruptuar.

Momenti i vetëm kur ndalon së shkruari është kur merret me punë në mensën e burgut, apo kur telefonon avokatin e tij, shkruajnë mediat greke.