TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreta u trondit mesditën e sotme nga një tërmet me magnitudë 6.2 i shkallës Riter me epiqendër në det të hapur.
Mediat greke kanë publikuar pamjet e para të dëmeve që ka shkaktuar goditja e fuqishme, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar në njerëz.
Një zyrtar i lartë i qeverisjes lokale në Kretë tha se dridhja e fortë sizmike shkaktoi dëme.

Tërmeti u ndje veçanërisht në Heraklion. Tensioni dhe kohëzgjatja e gjatë, përhapi panik dhe banorët dolën në rrugë.
“Ende po dridhem, mendova se raftet do të më binin në kokë” tha punonjësja e një marketi në Kretë për mediat greke.
“Të gjitha gjërat ranë, vajra, shishe, verëra. Ne jemi shumë të frikësuar” tha më tej ajo. Një banor i zonës pohoi se kisha e vetme në fshat ishte shembur.

Goditja kryesore u pasua edhe nga lëkundje të tjera, të forta njëra prej të cilave me magnitudë 4 vetëm disa minuta pas “shkundjes” së fuqishme 6.2.