BALLKAN, 11 Tetor 2021, 09:05

Dialogu Prishtinë-Beograd, Lavrov: Rusia do të pranonte çdo zgjidhje e cila do t’i përshtatej Serbisë

Dialogu Prishtinë-Beograd, Lavrov: Rusia do të pranonte çdo

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka vizituar Beogradin ku edhe është takuar me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.

Pas këtij takimi Lavrov deklaroi se është angazhuar në e çështjes së Kosovës, duke theksuar se nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të duhej të miratohej një zgjidhje.

Sipas tij Rusia do të pranonte çdo zgjidhje e cila do t’i përshtatej Serbisë dhe popullit serb, pasi sipas tij Serbia “është faktor më i rëndësishëm i paqes dhe stabilitetit në rajon”.

“Unë përcolla përshëndetjet e presidentit Vladimir Putin dhe ne jemi të vendosur ta vazhdojë dialogun në nivelin më të lartë. Ne jemi duke shqyrtuar mundësinë e takimit mes dy presidentëve”, është shprehur Lavrov.

Më tej kryediplomati hodhi poshtë kritikat se Moska po ndërhyn në punët e brendshme të shteteve të Ballkanit Perëndimor.

“Akuzat se Rusia dyshohet se shkel disa norma të e drejta ndërkombëtare në Ballkanin Perëndimor janë të pabazuara,” tha Lavrov.

Ministri i Jashtëm rus pritet që të marrë pjesë në Samitin e Lëvizjes së të Painkudruarve.