BALLKAN, 6 Tetor 2021, 10:04

Koronavirusi i merr jetën fotografit të njohur shqiptar, nëna e tij i dedikon fjalë prekëse

Koronavirusi i merr jetën fotografit të njohur shqiptar, nëna e

Fotografi i njohur kosovar, Meddy Huduti është ndarë nga jeta. Lajmin e ka bërë të ditur në Facebook nëna e tij, Ikballe Huduti.

Ajo ka njoftuar se djali i saj ka vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19.

“Gëzimi i parë i nanes, biri im Ahmedi sonte na la përgjithmonë. Ne të Zotit jemi dhe Atij do ti kthehemi, po sot babai i Noah Husejnit na la pa prit pas infektimit me covod dhe me shtrengim gjoksi.
Shkove bir Ahmed, ma la me plage zemeren time edhe per sa kam jetë. Por do te duroj se Zoti keshtu paska desht.

Zoti vendosi te me sprovoj edhe me kete dhimbje qe qenka kapak i te gjitha dhimbjeve qe mund te egzistojne ne botë”, ka shkruar Huduti.

Ajo ka bërë thirrje që të mos shkojë askush për ngushëllime, pasi e gjithë familja janë të infektuar me koronavirus.

“S’keni nevojë per vizit ngjushllime ne shtepine tone, sepse e gjithë familja jem keq te semur me Virus. Vetem ju lutemi bani lutje e kerkim rahmeti per shpirtin e djalit tim Ahmed inshallah Zoti e gradon me Xhennet e shpeton nga azabet e varrit”, ka shkruar ajo./Zëri.info