EMISIONE, 18 Prill 2025, 10:41

Zbardhet dëshmia e shoferit që mbeti i plagosur pas të shtënave me armë në Lundër: S’kam konflikte, nuk dallova asgjë të dyshimtë

Zbardhet dëshmia e shoferit që mbeti i plagosur pas të

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë të një nate më parë, ku pas një atentati mbetën të plagosur katër persona në zonën e Lundrës në Tiranë. 

Shoferi Arenc Stafa, i cili po drejtonte makinë në momentin e atentatit është marrë në pyetje, ku ka thënë se nuk ka konflikte dhe se në momentin e ngjarjes nuk ka vërejtur asgjë të dyshimtë.

Ai tha se po shoqëronte fëmijët nga Durrësi ku ishin në një festë drejt shtëpisë dhe për herë të parë ndoqi një tjetër itinerar për në shtëpi duke u futur rrugës së Lundrës me qëllim shmangien e trafikut.

Në makinën që ai drejtonte u gjet një pistoletë me leje nga kompania e sigurisë.

Në automjetin tip “G Class” udhëtonin 11-vjeçari Dior Demiraj, 17-vjeçari Marko Bardhi Demiraj (nipi dhe djali i pronarit të Pelikani Security), miku i tyre Kian Mullai 19 vjeç dhe badigardi në të njëjtën kohë edhe shoferi Arenc Atafa 34 vjeç.

Të katërt ndodhen në spital, por dy djemtë e mitur ndodhen në gjendje më të rëndë.